‘Nuk është tipi im,’ Dolce bën deklaratën që s’pritej për Edin

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Dolce, e cila mbrëmë shkëlqeu me hyrjen e saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, sot ka tronditur rrjetin me deklaratat e saj rreth statusit të saj sentimental.

E pyetur nga banorët e Grande Fratello rreth lidhjes brenda shtëpisë së BBVK, Dolce mohoi çdo gjë! Ajo u shpreh prerë se “nuk është në lidhje” dhe mohoi kategorikisht të ketë diçka serioze me ish-partnerin e saj të BBVK-së.

Por Dolce nuk e la me kaq! E pyetur sërish për ndjenjat e saj brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ajo dha një detaj që ngriti shumë pikëpyetje.

“Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. S’kam dashuri ose lidhje me askënd në BBVK,” tha Dolce.

Duke shuar çdo dyshim për një lidhje të mundshme, ajo shtoi se nëse do të kishte pëlqim të fortë për dikë, do të lidhej, por për momentin nuk po i pëlqen askush dhe theksoi se “askush nuk është tipi im”.

Mbetet për tu parë në vijim nëse është një strategji e saj, apo Dolce e konsideron atë që ka me Edin thjesht një flirt që mbetet brenda kufijve të Kosovës? /Prive By Liberta Spahiu

@albaniatopmeme #grandefratellovip2020 #grandefratellovip #bigbrothervip #bigbrothervipkosova #bigbrothervipkosova ♬ original sound – The King Meme

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*