Don Xhoni jep lajmin e hidhur për gjyshen virale

Reperi i njohur Don Xhoni ka ndarë pak më parë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij në Instagram.

Bëhet fjalë për zonjën e moshuar, e cila kohë më parë u bë virale në rrjet, pas një videoje ku shfaqej duke bërë xhiro me njërën nga makinat super luksoze të reperit nga Drenica.

Edhe pse nuk ishte gjyshja e tij biologjike, videoja e tyre kishte marrë dhenë për shkak të natyrës së saj sportive dhe dëshirës për të provuar adrenalinën e makinës, dëshirë të cilën Don Xhoni ia kishte plotësuar me shumë dashamirësi asokohe.

Përmes një postimi në Instastory, reperi ka njoftuar se e moshuara ka ndërruar jetë, duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta.

“Kjo gjyshja që pat kërku me i bo xhiro paska ndërruar jetë. Zoti e shpërbleftë me Xhehnet këtë gjyshe që ma ka marrë zemrën prej sekondit t’parë që e kom taku at ditë,” – ka shkruar ai krahas fotos bardhë e zi nga momenti i tyre i përbashkët në makinë.

Ky gjest i reperit dhe kujtimi i këtij momenti ka prekur ndjekësit, duke treguar edhe njëherë anën humane të artistit. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*