Dy emra të rinj në BBVA5: Erik Fullani dhe Neada Muça

Ky edicion i Big Brother Vip Albania do të nisë me një humbje të madhe, pasi këngëtari i famshëm Shpat Kasapi, i cili do të ishte pjesë, fatkeqësisht u largua nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Pasi publikuam datën e nisjes së Big Brother Albania, edicioni i pestë, ju dhamë edhe një listë me emra të personazheve që do të jenë banorë të shtëpisë së famshme.

Epo, lista nuk mbaron me aq! Burime për ‘Pamfleti’ tregojnë se Erik Fullani do t’i shtohet Big-ut. Partneri aktual i Sara Hoxhës (ish-Sara e Ledrit), duket se do të provojë ‘fatin’ në të njëjtin televizion si dhe partnerja e tij aktuale.

Santana Çomorra është gazetarja e revistës “Living”, gjithashtu ka qenë pjesë e RTSH, falë kontributit që dha në “Ditë pas dite”. Madje, duke qenë se nuk është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar, së fundmi gazetarja ka nisur të shfaqet nëpër intervista, siç ishte ajo tek Fjodora Fjora.

Pas sherrit me Enxhi Nasufin, Neada Muça do të jetë banore e Big Brother. E meqë në atë format nuk mungojnë zënkat, ish-moderatorja e mëngjesit i nisi provat me ish-kolegen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*