Linda Rei me akuza të forta pas largimit nga Big Brother Vip

Transgjinorja Linda Rei u largua të hënën nga shtëpia e Big Brother pas debatit të hapur që pati në ‘Prime’, ku shprehu pakënaqësi për mënyrën se si produksioni kishte trajtuar gjendjen e saj shëndetësore, konkretisht diabetin.

Pas daljes, Linda ka reaguar në rrjete sociale duke sqaruar publikun për arsyet e largimit dhe përjetimin e saj në këtë situatë.

Në një sërë videosh të postuara në Instagram, ajo tha se nuk ishte në gjendje të mirë, duke shtuar se nuk dëshironte që problemi i saj shëndetësor të përdorej si pjesë e lojës apo shout.

Më poshtë, deklaratat e plota të Linda Rei në Instagram:

“Është ora 6 unë jam akoma në hotelin, dhomën që e kam paguar vetë, jam me një valixhe, një mendoj të djegur dhe një të shkatërruar dhe kjo është situata ku çdo gjë edhe shëndeti është shou, ose duan të bëjnë shou.

Ndjehem shumë keq.Nuk e di, më vjen shumë zor jam në siklet të dalë kështu.

Faleminderit për mesazhet që po më shkruani jam mirë jam gjallë, por ku është fakti.

Nuk do të bëj deklarata këtu në Instagram do të thotë kur edhe shëndeti im të përdoret si pjesë e emisionit dhe lojës, atëherë edhe unë do të them pjesën time gjërat e mia.

Më besoni lini ato teoritë konspirative sepse nuk ekzistojnë me të vërtetë duhet të jesh aq i etur për famë për të pranuar keqtrajtimet psikike fizike që të bëjnë në atë vend ku isha unë.

Shikoni deri në çfarë pike dola nga aty jo për teka.Nuk ka kuptim si një produksion kaq i madh kaq i fuqishëm si e mban veten të trajton kështu.

Mund të rikujtoj edhe një herë sepse nuk ishte hera e parë, pas kujdesit të mjekut që nuk ishte fare, ishte infermier.

Neve kujdesemi për ty do të ishte më e rëndësishme, ose të fillonte emisioni duke thënë Linda, as në dhomë të rrëfimit që je më e qetë.

Nuk bëhet kështu, o njerëz të ligë. Nuk lozet me këtë gjë sidomos kur them se është traumë psikologjike.

Do doja shumë të rrija brenda sepse e zgjodha vetë, por isha e detyruar”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*