‘Big-u’ i Kosovës i vodhi idenë e shumëpërfolur, Ledion Liço kundërpërgjigjet ‘dhëmb për dhëmb’

Një zhvillim historik ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ku u zyrtarizua shkëmbimi i banores Dolce me “Grande Fratello” në Itali. Por, ky sukses i formatit në Kosovë duket se ka trazuar ujërat në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço.

Për kujtesë, bashkëpunimi me “Grande Fratello” ishte një risi që u paralajmërua fillimisht nga vetë Ledion Liço gjatë “Big Brother VIP Albania”, por që mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nuk u realizua kurrë konkretisht.

Sot, vetëm pak orë pasi Kosova e bëri fakt të kryer këtë lëvizje, Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën:

“Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet.”

Populli ka dhe atë shprehjen e famshme: ‘Nga e thëna në të bërë, ëshë në mes një det i tërë’.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*