Planet për pushime ekzotike shpesh dinë të marrin kthesa të papritura, por për çiftin e dashur të Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, kjo e sotmja ishte vërtet “baksuzllëk” i nivelit të lartë.
Çifti, të cilët kishin planifikuar një arratisje romantike drejt plazheve përrallore të Tajlandës, janë përballur me një situatë aspak të këndshme që i ka detyruar të kthehen në pikën e nisjes.
Përmes një postimi në Instagram, ka qenë vetë Ana ajo që ka ndarë zhgënjimin me ndjekësit. Në foto ajo shihet e ulur në stolat e aeroportit të Prishtinës, dukshëm e lodhur dhe e mërzitur pas peripecive të rrugës.
”6 orë para fluturimit tonë për në Tajlandë, u anulua dhe na u desh të kthehemi gjithë atë rrugë nga Stambolli në Kosovë”, – ka shkruar Ana.
Ata kishin arritur deri në Stamboll, por anulimi i papritur i fluturimit tranzit i detyroi të bënin prapakthehu për në shtëpi. Nga ëndrra për Azinë e largët, realiteti i solli sërish në “Adem Jashari”, ku Ana shihet duke pritur me valixhet që këtë herë, fatkeqësisht, nuk shkuan në destinacionin e duhur. /Prive by Liberta Spahiu


Leave a Reply