Detajet ‘flasin’, ja çka po ndodh mes çiftit të dashur turk

Fansat e çiftit të dashur të aktrimit, Özge Yağız dhe Burak Berkay Akgül, janë futur në panik ditët e fundit, pasi thashethemet për një ndarje po shtohen edhe më shumë. Romanca e tyre, dikur e adhuruar nga miliona, duket se po kalon një krizë serioze.

Shenja e parë e madhe erdhi kur të dy aktorët fshinë të gjitha fotot e përbashkëta nga Instagrami.

Edhe pse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, zhdukja e papritur e fotove në çift zakonisht tregon një problem, dhe fansat këtë e vunë re menjëherë.

Sipas mediave turke, çifti dyshohet se ka pasur një debat të ashpër në Cannes, ku të dy morën pjesë për promovimin e projekteve të tyre të reja.

Orari i ngjeshur, udhëtimet e vazhdueshme dhe angazhimet e njëpasnjëshme i kanë penguar të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke e thelluar edhe më shumë tensionin.

Një tjetër faktor që ka vështirësuar situatën është zhvendosja e xhirimeve të serialit “Gözerli Karadeniz” në Rize, ku Özge po qëndron aktualisht.

Ndërkohë Burak mbetet në Stamboll për serialin e tij “Sahipsizler”.

Qindra kilometra largësi kanë bërë që komunikimi të dobësohet dita-ditës.

Por stuhia më e madhe nisi kur tabloidët turq sugjeruan se Halit Özgür Sarı, partneri i Özge-s në serial, mund të ishte i përfshirë në këtë krizë.

Halit prej kohësh ka reputacion për afrimitet të tepërt me koleget e tij të ekranit. Skenat e afërta dhe puthjet mes tij dhe Özge-s në serial raportohet se kanë shkaktuar xhelozi dhe dyshime.

Ende nuk dihet nëse kjo është fundi i historisë së tyre të madhe të dashurisë apo vetëm një krizë kalimtare.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*