Dy banoret e BBVK kanë pasur një të dashur?

Natën e mbrëmshme startoi edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova.

Dhe në rrjetet sociale kanë shpërthyer dyshimet menjëherë pas hyrjes së dy banoreve të reja në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa, të cilat thuhet se kanë pasur të dyja një marrëdhënie dashurie me të njëjtin personazh, Lim Hoti.

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti u bënë shumë të përfolur gjatë kohës që ishin pjesë e spektaklit tjetër, “Ferma VIP”, ku patën një lidhje dashurie publike.

Ndërkohë, në postimet e mediave në rrjetet sociale, përfshirë ato në TikTok, po qarkullojnë informacione se edhe banorja tjetër, Bia Khalifa, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie me Lim Hotin.

Me të dyja vajzat tashmë brenda shtëpisë së BBVK, pritet të shihet nëse ky dyshim nëse është i vërtetë a do të bëhet publik gjatë lojës dhe nëse po, si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*