Momenti kur Tringa surprizon Mihrijën për ditëlindje

Screenshot

Këngëtarja Mihrije Braha, festoi ditën e djeshme, ditëlindjen e saj të 58-të.

Një figurë e dashur për publikun, Mihrija mori një lumë urimesh dhe dedikimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët, duke reflektuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm ndër vite.

Mihrija, e kaloi këtë ditë në një atmosferë plot dashuri dhe festë.

Por, momenti më emocionues i kësaj ditëlindjeje ishte padyshim surpriza e organizuar nga familja.

Detajet e kësaj befasie u zbuluan përmes një videoje të shpërndarë në Instagram nga Tringa, reja e këngëtares.

Videoja tregonte se Mihrija ishte bërë qendra e një organizimi të kujdesshëm dhe të detajuar, të menduar pikërisht nga reja e saj.

Surpriza kishte nisur me ardhjen e disa personave shumë të rëndësishëm për jetën e këngëtares. Mihrija u befasua kur pa se kishin udhëtuar posaçërisht për këtë ditë miket e saj të ngushta nga Zvicra dhe Ulqini.

Kulmi i festës erdhi kur në surprizë u bashkuan edhe Naimi, Platori dhe anëtarë të tjerë të familjes së saj. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*