Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka njoftuar largimin e saj nga Top Channel, pas një periudhe të gjatë angazhimi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xheneta ka bërë të ditur se ka “përfunduar rrugëtimin” e saj me këtë kanal, për t’iu përkushtuar projekteve të reja.
Ajo ka shprehur mirënjohjen për Top Channel, si dhe ka zbuluar arsyen e largimit të saj.
“Faleminderit për hapësirën dhe përvojën, dhe një falënderim i veçantë për Ed Manushi për mbështetjen dhe mundësinë me i shpreh mendimet e mia lirshëm. Jam mirënjohëse për çdo hap të këtij kapitulli.”
Në fund të njoftimit, Xheneta ka lënë të kuptohet se ky largim shënon një fillim të ri me energji pozitive, duke cituar:
“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe.”
Largimi i saj vjen si një surprizë për publikun, duke marrë parasysh rolin e saj aktiv në programe si “E Diell”. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply