Ish-Miss Albania, pritet të bëj “show”, në “Big Brother Vip Kosova”

Hygerta Sako do të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, emri i saj po përmendet gjerësisht si një nga hyrjet më të komentuara, shkruan IndeksOnline.

Kush është Hygerta Sako?
Hygerta Sako u kurorëzua Miss Albania në vitin 1996, duke u kthyer shpejt në një nga figurat më të njohura dhe më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

48 vjeçarja, njihet për bukurinë e saj natyrale dhe shpesh tërheq vëmendjen me paraqitjet ekstravagante në evente dhe rrjete sociale.

Përveç botës së modës, Sako ka qenë edhe moderatore sporti në RTSH, duke u bërë një figurë e identifikueshme për publikun shqiptar.

Nëse pjesëmarrja e saj në këtë reality show konfirmohet, ajo pritet të sjellë dinamizëm dhe të gjenerojë interes të madh te publiku, falë karrierës, elegancës dhe prezencës së saj karizmatike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*