Alaudin Hamiti e zbukuron shtëpinë në prag të “Big Brother VIP Kosova”

Edicioni i katërt i “BBVK” pritet të nisë së shpejti dhe Alaudin Hamiti po shfrytëzon këtë periudhë për t’u relaksuar para angazhimeve televizive.

Ai po kalon kohë në shtëpi dhe po përgatitet për sezonin e ri, shkruan “Kosovarja”.

Në një foto të publikuar në Instastory, ai shfaq ambientin e dekoruar me bredhin e Vitit të Ri, duke sjellë atmosferë festive në shtëpi.

Hamiti duket se po e shijon këtë kohë të lirë, duke u përgatitur për ritmin intensiv që e pret me fillimin e programit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*