Teuta zbulon detajet e rikthimit të ‘Kafeneja Jonë’

Publiku i serialit legjendar vendor, “Kafeneja Jonë”, ka një arsye të fortë për t’u gëzuar!

Pas spekulimeve të shumta që lindën nga një takim i fundit mes aktorëve, aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dhënë një prononcim që konfirmon se surprizat janë në rrugë e sipër.

Në një prononcim për Indeksonline, Teuta Krasniqi ka folur rreth një rikthimi të mundshëm të serialit dhe ka dhënë detaje që nxisin emocionet e publikut.

“Momentalisht jemi në xhirime, do të ketë diçka, një befasi të vogël. Diçka nga ‘Kafeneja’ keni për të parë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet qartë se aktorët kanë nisur punën për një projekt të ri që lidhet me serialin e dashur.

Edhe pse Teuta e cilësoi si “një befasi të vogël” dhe nuk dha detaje të plota rreth formatit (a do të jetë një rikthim i plotë i serialit apo një projekt i veçantë), deklarata e saj konfirmon se nostalgjia për “Kafeneja Jonë” do të shuhet së shpejti.

Publiku mbetet i emocionuar dhe kurioz për të zbuluar se çfarë po përgatitet saktësisht, ndërsa po pritet me padurim momenti i rikthimit të personazheve ikonikë në ekran! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*