2Ton bëhet me veturën e ëndrrave

Këngëtari i njohur, 2 Ton, po mbyll vitin me një blerje vërtet mbresëlënëse.

2Ton ka shtuar në koleksionin e tij një super-makinë, duke u bërë pronar i një Porsche 911 Carrera S të kuqe.

Makina luksoze sportive, shquhet për performancën dhe dizajnin ikonik, dhe kjo makinë luksoze e sapo blerë nga këngëtari kalon shifrën e 100 mijë eurove.

Lajmi është bërë i ditur nga autosalloni në rrjetet sociale, të cilët kanë publikuar foton e 2 Ton me mjetin e tij të ri, duke e uruar.

Porsche 911 Carrera S është një prej modeleve më të dëshiruara, dhe ngjyra e kuqe e zgjedhur nga 2 Ton vetëm sa e thekson stilin dhe shpejtësinë që përfaqëson ky automjet.

Kjo blerje luksoze vjen si një dëshmi e suksesit të vazhdueshëm të 2Ton në skenën muzikore.

Këngëtari, i cili njihet për hitet e tij dhe praninë e fortë në industrinë e muzikës shqiptare, duket se po shijon frytet e punës së tij.

Vozitje të mbarë 2Ton! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*