Dramë e re në internet mes Xhenetës dhe Eglit

​Një dramë e re ka ‘shpërthyer’ këto ditë në rrjetet sociale, duke vënë përballë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”. Bëhet fjalë për Xheneta Fetahun, ish-konkurrente e “Big Brother VIP Kosova 3”, dhe Egli Takon, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 4”.

​Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, janë një “kopjim” i qartë i pozave karakteristike të Takos. Kjo ka sjellë një lumë komentesh dhe akuzash në drejtim të Fetahut.

​Interesante është se të dyja vajzat janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse angazhohen në rubrika të ndara. Ky fakt e bën “përplasjen” e tyre virale edhe më të komentuar.

​E vënë përballë këtyre akuzave, Xheneta ka vendosur të mos heshtë. Përmes një Story në Instagram, ajo ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë të gjitha zërat. Ajo ka publikuar një kolazh me fotot e saj dhe ka shkruar:

​“Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë 🙄

6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’.

S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd.

Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”

​Mesazhi i saj është i qartë: së pari, ajo mohon të jetë kopje duke thënë se ka më shumë se 6 muaj që përdor këto poza, dhe së dyti, u dërgon një “thumb” të qartë akuzuesve, duke lënë të kuptohet se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*