Albina Kelmendi humb vjehrrin, ndan fjalët lamtumirëse

Screenshot

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka njoftuar me hidhërim ndarjen nga jeta të vjehrrit të saj, Milazim Vataj.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një fotografi me të ndjerin.

Në mesazhin e saj, Albina Kelmendi e ka përshkruar vjehrrin si një njeri të rrallë, duke theksuar kontributin e tij për vendin dhe familjen:

“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij. Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice.

“Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë,” shkroi mes tjerash Albina në postimin e saj.

Ngushëllime!

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*