Ish-konkurrentja e njohur e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka emocionuar ndjekësit me postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar përfundimin e shtëpisë së saj të re.
Në videon e publikuar, ajo ka ndarë pamje “para dhe pas”, duke treguar ndryshimin e jashtëzakonshëm të hapësirës që tani është shndërruar në një shtëpi moderne dhe plot stil.
Në fillim të videos shihet ambienti gjatë punimeve, me mure të papërfunduara dhe dysheme të mbuluara nga materialet e ndërtimit, ndërsa më pas çdo gjë merr formë të re, një sallon elegant me ndriçim të ngrohtë, mobilim minimalistik dhe detaje që reflektojnë shijen e Alvisës për estetikë dhe thjeshtësi.
Krahas postimit, ajo ka shkruar:
“Nuk ishte fat… ishte punë, durim dhe besim.”
Në komente, ndjekësit i kanë dërguar urime të shumta, duke e përgëzuar për punën dhe suksesin. “E gëzofsh zemër, e meriton!”, “Çfarë bukurie, bravo për punën!”, “Shtëpia e ëndrrave”, janë vetëm disa prej reagimeve që mori videoja, e cila brenda pak orësh u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale.
Alvisa ka treguar shpesh në rrjete se procesi i arredimit të shtëpisë ishte një nga dëshirat e saj më të mëdha, duke ndarë herë pas here detaje nga zgjedhja e mobiljeve dhe elementëve të dekorit.
Megjithëse ajo është një figurë e dashur për publikun dhe ka ndarë shumë momente nga jeta profesionale, Alvisa ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj private më të rezervuar. Prej disa kohësh Alvisa është e lumtur në jetën e saj personale, por ajo ka preferuar që këtë pjesë ta mbajë larg syrit të publikut. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply