E premtja, dita tradicionale e ‘prime’-ve, ka ndezur një thashethem të madh në rrjetet sociale: A nis “Big Brother VIP Kosova 4” pikërisht sonte?
Lart e poshtë po thuhet se spektakli më i ndjekur po rikthehet, por e vërteta qëndron ndryshe dhe e gjitha është një keqkuptim i madh.
Shkak për këtë “alarm” të rremë është bërë një video e moderatorit Alaudin Hamiti, e cila ka qarkulluar me shpejtësi.
Megjithatë, siç konfirmohet, kjo video nuk është aspak e re.
Ajo i përket edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” dhe nuk ka asnjë lidhje me nisjen e sezonit të katërt sonte.
Pra, për të gjithë fansat e formatit, durimi do të duhet të vazhdojë edhe pak.
Deri më tani, nuk ka asnjë datë zyrtare të konfirmuar për nisjen e programit. E vetmja gjë që dihet sigurt është se pritja po i vjen fundit dhe, siç po kuptohet, “kurrë më afër nuk ka qenë”.

Leave a Reply