Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonard Gashi (Leo), është kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të këngës së tij më të re, të titulluar “Ex”.
Ky projekt muzikor erdhi menjëherë pas lajmeve për ndarjen e tij nga partnerja, ish-banorja tjetër e BBVK3, Lela Seferi, duke ngjallur dyshime se kënga ishte një dedikim për të.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas reagimit të Lela Seferit në ditën e publikimit të këngës. Në një Instastory, ajo shkruante:
“Artisti mund të shkruajë çfarë të dojë, por realiteti s’është këngë. Unë nuk jam inspirim për askënd. Historia ka marrë fund. Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje diku tjetër. S’jam më refren në jetën tënde.”
Megjithatë, reagimi i fundit i Leonard Gashit ka hedhur hije dyshimi mbi interpretimet e publikut. Në një postim të fundit në Tik Tok, ai shkruan:
“Kënga nuk është për ty. Mos u gëzo shumë.”
Këto fjalë interpretohen si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj reagimit të Lela Seferit, duke mohuar se kënga “Ex” i është kushtuar asaj. Ky zhvillim ka ndezur sërish diskutimet në rrjetet sociale, teksa fansat vazhdojnë të spekulojnë për detajet e ndarjes së një prej çifteve më të përfolur të Big Brother VIP Kosova. /Prive By Liberta Spahiu
@leonardo_gashi The song isn’t about you. Don’t get excited😘 #fyp #fürdich #foryou #fy ♬ Originalton – Leonardo Gashi

Leave a Reply