Dy prezantuesit e njohur të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë ndarë sot një foto bashkë, duke ngritur gotat në një moment të qetë dhe miqësor.
Në postimin e bërë nga Alaudini me mbishkrimin “Gëzuar”, ata duken të relaksuar në një ambient elegant, duke shijuar drekën dhe një gotë verë, një detaj që shihet si një sinjal i qartë se një sezon i nxehtë po afron.
Ky moment simbolik, i ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duket të jetë një mënyrë elegante për të paralajmëruar që një sezon i mbushur me emocione, surpriza dhe energji po vjen! /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply