Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Gresë Gashi, ka reaguar së fundmi në Instagram pas komenteve të këngëtares Gresa Behluli, e cila ditën e sotme ka kritikuar prezantueset shqiptare për mungesë natyrshmërie dhe profesionalizmi.
Behluli kishte shkruar në rrjete sociale:
“Qysh ka mundësi që sot edhe një prezantuese me lyp në krejt shqiptarinë nuk mundesh me gjet si kjo… e bukur natyrale? A po thjesht ka ndrru shija te ne si shoqni, madej po duhet edhe prezantueset e sot-it me ju përshtat trendit?! E s’po foli që shumica s’dinë 2 fjalë mi lidh, pa e lexu kurr 1 libër e marrin guximin me udhëheq emision…”
Kjo deklaratë bëri bujë në rrjet, ndërsa Gresë Gashi vendosi të japë mendimin e saj përmes një postimi në InstaStory, ku shkroi:
“Pajtohem me Gresën, ama kjo duhet me ditë që krejt munohen kapak, edhe Gresa s’osht që din me knu mas mirti n’botë ama munohet, qatyqaty.”
Me këtë reagim, Gresë Gashi duket se e ka mbështetur pjesërisht mendimin e Gresa Behlulit, por njëkohësisht i ka bërë edhe një “thumb” të lehtë, duke nënvizuar se askush nuk është perfekt dhe të gjithë mundohen në mënyrën e tyre.
Por këngëtarja Gresa Behluli nuk ka vonuar t’i përgjigjet thumbit të Gresës. Në një postim në Instagram Story, ajo ka shkruar:
“Ato që janë prezantuese të mira nuk reagojnë, përkundrazi pajtohen me mendimin tim… Ato që s’dinë, e paskan gjetë veten në statusin tim edhe janë prek 🙂
P.S. Ma mirë është me ja nis me lexu naj libër se sa me shkru statuse… Me lujt rolin e palaqos lehtë është sot, po vlera po mungon. Sorry.”
Kështu, përplasja virtuale mes dy Gresave ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, duke ndezur diskutime rreth komenteve të tyre dhe qëndrimeve për natyralitetin dhe profesionalizmin në ekranet shqiptare.



Leave a Reply