Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë një moment të vështirë shëndetësor me ndjekësit e saj.
Në një postim në Instagram, Anisa ka treguar se ka kaluar një tjetër sfidë pas ditësh të mbushura me angazhime dhe stres.
“Ju e dini që çdo detaj të jetës time e ndaj me ju. Pas gjithë angazhimeve të punës së madhe edhe stresit, sot kalova një sfidë tjetër! Faleminderit Zot”, ka shkruar ajo.
Javën e kaluar këngëtarja kishte qenë e ftohur gjatë xhirimeve të videoklipit të ri, por duket se kësaj here bëhet fjalë për një situatë tjetër që e ka detyruar të kërkojë kujdes mjekësor.


Leave a Reply