E dimë që jeni duke menduar që u bë kohë e gjatë nga e funda herë kur kemi dëgjuar për jetën personale të Afrona Dikës.
Bukuroshja u duk sikur ka rënë në një qetësi pa zhvillime.
Në fakt, e vërteta paska qenë ndryshe – thjesht ajo ka preferuar që këtë pjesë ta lë në heshtje.
Afrona, së fundmi është fejuar! Po, më dëgjuat mirë.
Kjo lihet të kuptohet edhe nga fotografia e fundit e saj e ndarë në rrjete sociale ku shihet një unazë përrallore në gisht, shenjë kjo që statusi ka ndryshuar.
Burime të Prive By Liberta Spahiu krah bukuroshes e kanë konfirmuar zhvillimin që ka ndodhur së fundmi. Mister mbetet partneri që i ka marrë zemrën.
Nuk dihet nëse Afrona do ta ndajë me ndjekësit në një tjetër moment apo jo, megjithatë ajo është lumturisht e përmbushur në aspektin personal.
Ndërkaq, pritet që së shpejti, Afrona të rinisë me episode e reja të podcastit të saj i cili po vazhdon një rrugëtim të suksesshëm me personazhe të veçantë dhe intervista unike që sjellin një tjetër dimension të të ftuarve.
Urimee Afrona, dhe shpresojmë që së shpejti dasëm!

Leave a Reply