Kiara dha shkollë si të dukesh bukur por klas në një dasëm

Në një kohë kur shumica e veshjeve të dasmave garojnë për vëmendje me dekolte të thella apo prerje ekstreme, Kiara Tito dëshmon se klasa nuk ka nevojë për ekspozim.

Në një dasmë ku shumë të ftuar zgjodhën pamje më të guximshme, ajo spikati me elegancën e heshtur të një fustani të gjatë në ngjyrë bordo të thellë – një nuancë që këtë sezon është bërë sinonim i luksit të qetë.

Prerja me rrudha të buta në pjesën e sipërme dhe bel thekson figurën në mënyrë të përmbajtur, ndërsa materiali i rrjedhshëm dhe ngjyra e ngrohtë i japin gjithë pamjes një ndjesi klasike e bashkëkohore njëkohësisht.

Ky stil, i përkufizuar si “minimalizëm me peshë”, është trendi që po dominon pasarelat, dhe Kiara e interpreton në mënyrën më të sofistikuar.

Me flokë të lëshuara drejt, make-up të butë në tone natyrale dhe vathë minimalistë, ajo i qëndron besnike finesës që e karakterizon.

Në një mbrëmje ku shumë synojnë të bien në sy, Kiara mjafton të jetë vetvetja – dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të mos e vësh re. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*