Një nuse e re i ka dhënë fund jetës së saj pasi familja e dhëndrit të saj e kritikoi fustanin e saj të nusërisë me supe jashtë duke e quajtur “provokues” dhe “të turpshëm”.
Lyaman Mammadli, 19 vjeç, vdiq nga vetëvrasja vetëm disa ditë pasi u martua me një burrë më të vjetër në moshë me emrin Elnur, 33 vjeç, në Mingachevir të Azerbajxhanit.
Babai i saj, Murad Bayramov, tha se adoleshentja ishte shqetësuar nga kritikat për fustanin e saj, i cili i tregonte supet e zhveshura, pasi dyshohet se u akuzua se dukej “lakuriq” në ditën e saj të madhe.

Menjëherë pas kësaj, ajo u gjet e vdekur në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj, raporton The US Sun.
“Dëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të saj të nusërisë”, pohoi z. Bayramov.
“Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i mori jetën vetes.”
Azerbajxhani është një komb me shumicë myslimane, megjithëse feja personale e Lyamanit nuk është raportuar.
Në përgjithësi, ata që praktikojnë besimet islame pajtohen që, në publik, një grua duhet të mbulojë të gjithë trupin përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve.
Z. Bayramov tha se ideja që fustani i saj i nusërisë të ishte “shumë zbulues” kishte rezultuar e tepërt për Lyamanin dhe, në një gjendje dëshpërimi, ajo mori një vendim të rëndë që e kishte lënë familjen e saj të shkatërruar.

“Vajza ime nuk mundi ta duronte,” tha ai.
“Në ankthin dhe trazirat e saj emocionale, ajo i dha fund jetës së saj.”
Babai i pikëlluar pretendoi se Lyaman ishte grindur me familjen e dhëndrit të saj para vdekjes së saj.
Pas festimit, Elnuri erdhi në shtëpinë tonë me prindërit e tij dhe shkaktoi një debat të madh, pretendoi babai.
Ata thanë: “Çfarë turpi. Si mund ta lejosh vajzën tënde të veshë një fustan nusërie kaq të turpshëm dhe zbulues?”
“Ne u përgjigjëm se ishte një fustan normal – lloji që veshin shumë nuse.”
“Por ata nuk qetësoheshin dhe vazhdonin të grindeshin.”
Ai pretendoi se grindja vazhdoi edhe ditën tjetër, duke shtuar se familja ishte ende në luftë, edhe pas vdekjes së vajzës së tij.
Z. Bayramov deklaroi se “nuk pranoi ta linte të qëndronte” në funeralin e vajzës së tij dhe “e dëboi” bashkëshortin e ri.
Policia po heton tani rrethanat e vdekjes tragjike të Lyaman.
Mediat sociale janë mbushur me homazhe për nusen e re, me shumë njerëz që e përshkruajnë vdekjen e saj si “të pakuptimtë” dhe një “tragjedi”. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply