Juli përjeton tmerrin, aksidentohet me makinë

Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova 1, Juliana Nura, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

Ajo ka bërë të ditur përmes disa videove në Instastory se ka pësuar një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit, teksa ishte në udhëtim drejt Zvicrës.

Juli tregoi gjendjen e veturës së dëmtuar dhe u shpreh se gjithçka ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në Slloveni, duke e cilësuar përplasjen si “një ndeshje goxha fatale”.

“Mu ka ba jeta bajat thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër, shkova deri nalt te zoti po më tha hajt Xhul si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg,” theksoi ndër tjerash ajo.

Ajo vazhdoi duke thënë se fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe makina pavarësisht aksidentit arrin të punojë ende.

E tronditur por mirënjohëse për shpëtimin, Juli shtoi se ky moment i ka ndryshuar këndvështrimin për jetën:

“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë”.

Juli e përfundoi videon duke thënë që do vazhdojë tutje pasi ka shumë punë për të bërë përpara.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*