Xheneta zbulon të dashurën e re të Bledi Manes

Një moment i papritur dhe plot humor ndodhi këtë të dielë në emisionin “Trotuar” në kuadër të “E Diell”, ku Xheneta Fetahu – edhe pse nuk ishte fizikisht në studio – arriti të rrëmbejë gjithë vëmendjen me një deklaratë që la të gjithë pa fjalë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gjatë bisedës me Nevina Shtyllën, moderatorja dhe gazetarja simpatike vendosi t’i “ngacmojë” pak miqtë e saj të studios, duke përmendur edhe Bledi Manen, i cili nuk humbi rastin për t’i shprehur publikisht mallin e tij për Xhenetën.

Por, momenti që ndezi studion ishte kur Xheneta vendosi të zbulojë një sekret: ajo e uroi Bledin për të dashurën e re, duke e vënë gazetarin në siklet përpara kamerave!

“Urime për të dashurën, Bled!” – dhe heshtje në studio

Pas kësaj deklarate, Nevina Shtylla u përpoq të marrë më shumë detaje, duke e pyetur Xhenetën nëse mund të tregonte kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Bledit.

Por përgjigjja e saj vetëm sa shtoi kureshtjen:

“Është biondinë… më shumë do e tregoj kur të jem aty javën tjetër,” – u shpreh Xheneta me një buzëqeshje enigmatike.

Në atë moment, Bledi Mane reagoi me humor duke e falënderuar:

“Faleminderit zemra,” – tha ai, ndërsa të gjithë në studio shpërthyen në të qeshura.

Batuta, humor dhe pak mister në “Trotuar”

Moderatorja Nevina Shtylla dhe pjesëmarrësit e tjerë të panelit – mes tyre edhe Manushi dhe Ina – nuk e fshehën habinë dhe kërshërinë për të ditur më shumë.

Në përpjekje për ta “zbërthyer” misterin, Nevina i kërkoi Xhenetës të tregonte fillimisht inicialet, por ajo zgjodhi të ruajë suspensin për episodin e ardhshëm:

“E kam zbuluar të dashurën e Bledit… do ta them kur të jem aty!”

Në një kthesë komike, Bledi Mane ndërhyri duke hedhur një batutë:

“R. SH., Ronaldo Sharka!” – tha ai duke bërë të qeshin të gjithë të pranishmit.

Nevina i përgjigj me shaka:

“Dashurinë e re, jo të vjetër, Bled!”

Fansat të etur për “kapitullin e dytë”

Pas transmetimit, momenti viralizoi rrjetet sociale. Klipi me deklaratën e Xhenetës qarkulloi me shpejtësi në TikTok dhe Instagram, ndërsa ndjekësit e “E Diell” janë të bindur se javën e ardhshme Xheneta do të zbulojë më shumë për “biondinën misterioze”.

A është fjala për një figurë publike, një vajzë nga media, apo thjesht një lojë televizive? Kjo mbetet për t’u parë.

Një gjë është e sigurt: Trotuari i kësaj jave solli një nga momentet më argëtuese dhe më të përfolura të sezonit!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*