Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK 4

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë një reagim publik që ka tërhequr vëmendje, duke njoftuar për një protestë paqësore dhe simbolike përpara shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka shkruar:

“Të mërkurën, ora 11:00 – shihemi përpara shtëpisë së BBVK4, Klan Kosova, respekt dhe zë të artit të vërtetë!”

Në vijim, artisti ka shpërndarë edhe një njoftim për media, ku jepen detajet e protestës që do të mbahet të mërkurën, më 29 tetor, në orën 11:00, para zyrave të televizionit Klan Kosova, me moton “BBVK4 – Prano Labin”.

Qëllimi i kësaj nisme, siç thuhet në komunikatë, është “shprehja e pakënaqësisë ndaj anashkalimit të tij në përzgjedhjen e pjesëmarrësve”. Protesta është paralajmëruar të jetë “e qetë, qytetare dhe pa asnjë prapavijë”.

Labinoti prej kohësh ka deklaruar në intervista se është i gatshëm të bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova, mirëpo duket se ftesa e shumëpritur nuk i ka ardhur ende nga produksioni.

Nëse mbërritët deri në fund të tekstit, lajmi i mësipërm nuk ishte një prank! Labi e ka seriozisht! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*