Ja çka fshihet prapa pamjes virale të ‘Tolgähan’ duke fjetur në Mekë

Aktori i njohur turk, Tolgähan Sayışman, i cili njihet për rolet e tij të suksesshme në seriale të njohura, ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes pas një videoje që u bë virale në rrjetet sociale.

Në video, shihet një burrë i veshur me rroba të bardha të pelegrinit, duke lexuar Kuranin në Medinë, e më pas duke fjetur, ndërsa shumë ndjekë për shkak të ngjashmërisë menduan se bëhej fjalë për vetë aktorin.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi të madhe në mediat turke dhe ato online, duke shoqëruar artikuj që pretendonin se “Tolgähan Sayışman, gjatë vizitës në Umre me bashkëshorten e tij, u kap nga fansat teksa lexonte Kuranin dhe më pas e zuri gjumi”.

Mirëpo, pas gjithë këtyre zërave, vetë aktori vendosi të reagojë publikisht përmes një postimi në “Instagram Story”.

Ai ndau një foto nga Umre, duke e shoqëruar me një reagim të qartë për ndjekësit e tij:

“Respekt për zotërinë në video dhe për bashkëshorten e tij, Allahu e pranoftë. Por, miq, mos ma dërgoni më atë video; ai nuk jam unë. Me dashuri.”

Në postim, aktori vendosi dhe një shenjë të madhe “❌ Jo unë”, mbi foton që kishte bërë xhiron e rrjetit, duke sqaruar përfundimisht keqkuptimin.

Kujtojmë se Sayışman është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazi, dhe çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*