Alaudini flet për datën e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4

Moderatori Alaudin Hamiti postoi sot për produktet e reja që vijnë së shpejti në WokWok, biznesin e tij me dy pika – Lakrishtë dhe Prishtina Mall.

Por, as në këtë rast, ai nuk shpëtoi pa pyetjen e famshme të nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

I ‘bombarduar’ nga pyetjet, ai është ‘detyruar’ të flasë mbi datën e nisjes.

“Dmth nuk ka mbetë njeri me postu një story për çkado pa u bë pyetja për Big Brother. Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Çka nuk vjen nga vetë faqja e Big Brother po edhe Klan Kosovës nuk bën të merret parasysh. Por Big Brother, së shpejti!”, është shprehur Dini, moderator e njëherësh autor i formatit.

BBVK4 do të nisë përgjatë muajit nëntor.

Historikisht, sezoni i dytë dhe ai i tretë kanë nisur në javën e tretë të tetorit, teksa sezoni i parë pati pasur premierën me datë 5 dhjetor 2022.

Kjo do jetë hera e parë që një sezon i formatit kosovar çel siparin në nëntor, për të vazhduar optimalisht deri në prag të pranverës. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*