Ana dhe Kevini, dyshja që nisi romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, po vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të përfolura edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ata shpesh ndajnë momente të përbashkëta në rrjete sociale, duke treguar se lidhja e tyre po ecën më së miri.
Së fundmi, ishte Ana ajo që bëri lëmsh ndjekësit e saj në Instagram.
Teksa po u përgjigjej pyetjeve të fansave, njëri prej tyre e pyeti:
“A mendoni me bo dasëm apo vetëm bashkëjetesë?”
Përgjigjja e saj ishte ajo që ndezi rrjetin:
“Nashta jena martu po s’kena bo dasëm”

Kaq mjaftoi që komentet dhe hamendjet të shpërthenin në rrjet, me shumë ndjekës që u habitën nëse kjo ishte një shaka apo një lajm i vërtetë për martesën e tyre.
Edhe pse Ana nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të mëtejshëm, fansat e çiftit mezi presin të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një surprizë apo thjesht për humorin karakteristik të saj. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply