Prej muajsh, emri i Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës ka qenë në qendër të vëmendjes për një romancë mes tyre.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht, dyshja janë parë shpesh në dalje të përbashkëta dhe frekuentojnë vende të njëjta, duke shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre.
Së fundmi, Erik Fullani ka folur hapur në një intervistë për Mira Kazhanin, ku tregoi se po kalon një periudhë reflektimi dhe stabiliteti në jetën e tij personale.
Në deklaratën e tij, Eriku u shpreh:
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin.”
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, duke i dhënë edhe më shumë peshë zërave se planet e martesës mes tij dhe Sarës janë shumë të afërta. 0

Leave a Reply