
Këngëtarja e njohur Egli Tako ka bërë një njoftim të papritur për ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Ajo ka treguar se aktualisht është pa kanal zyrtar në YouTube, pasi kanali që ishte në pronësi të saj deri para disa muajsh nuk i përket më. Për këtë arsye, Egli po i kërkon ndjekësve të bëjnë unsubscribe nga ai kanal,
“Dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është më në pronësi time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni mbështetur në nisje të projekteve të mia. Por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në të ardhmen.
Deri në hapjen e një kanali të ri për projektet e mia muzikore, ju dërgoj një përqafim të madh dhe ju dua shumë,” u shpreh Egli.
Leave a Reply