Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron

Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe reagimeve që kanë shpërthyer në rrjete sociale, pas njoftimit se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE”. Në një postim në Instastory, moderatorja theksoi se e ka lexuar çdo reagim që ka qarkulluar lidhur me pjesëmarrjen e reperit, dhe se e respekton mendimin e secilit ndjekës, duke e marrë gjithë këtë debat si një shenjë vlerësimi për punën e saj.

“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,”- shkruan Arbana.

Moderatorja i ftoi ndjekësit që ta ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë mendimin e tyre, duke theksuar se gjithçka do të kuptohet nesër në mbrëmje.

“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” -shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë më shumë rreth motivit të intervistës me reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*