Ana shkrin fillerët dhe rezultati është thjesht WOW

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, ka ndarë së fundmi një detaj personal me ndjekësit e saj në Instagram, duke surprizuar me përgjigjen e saj të sinqertë.

Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh në InstaStory, një ndjekës e ka pyetur: “Sa ml i ki buzët?” – dhe përgjigja e Anës nuk vonoi.

Ajo u përgjigj me transparencë të plotë:

“0 për momentin, i kom shkri buzët”

Me këtë deklaratë, Ana ka bërë të ditur se i ka shkrirë filler-at në buzë, duke rikthyer buzët në pamjen e saj natyrale.

Ky hap i Anës vjen në një kohë kur shumë vajza të njohura të rrjeteve sociale dhe showbizit po ndjekin një trend të ri bukurie – rikthimin në vijat e tyre natyrale të fytyrës, duke hequr çdo mbingarkesë estetike.

Pas viteve ku dominonin buzët e fryra dhe tiparet e theksuara artificialisht, tani duket se natyraliteti po bëhet sërish “në modë”.

Me këtë lëvizje, Ana Ejupi po jep një mesazh pozitiv për vetëpranimin dhe për bukurinë natyrale, duke treguar se ndonjëherë më pak është vërtet më shumë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*