Remzia shkon në pushime, por nuk gjen qetësi

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani, pas një sezoni të ngarkuar me shumë ahengje familjare, ka vendosur të marrë disa ditë pushimi larg angazhimeve të përditshme.

Ajo ka udhëtuar drejt një vendi të ngrohtë për të shijuar diellin dhe detin, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë duket se Remzia nuk po arrin të relaksohet plotësisht. Në një postim të saj, ajo është shprehur:

“S’di, kam ardhë me pushu, por asnjë këngë s’e kam nisë. S’jam duke ditë çka me punu, janë sos idetë.”

Kujtojmë se gjatë verës që lamë pas, Osmani ishte mjaft e kërkuar nëpër gëzime familjare.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*