Meti sërish në Big Brother VIP Kosova?

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Meti Alshiqi, ka ndezur rrjetet me një postim të ri që ka ngjallur menjëherë kureshtje.

Në një Instastory të publikuar nga Prishtina, ai ka shkruar “diçka për @bigbrothervipkosova”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë diçka në horizont lidhur me formatin e shumëpërfolur.

Në prag të sezonit të katërt të spektaklit, postimi i Metit ka ngritur menjëherë pyetjen nëse ish-banori po përgatitet për një rikthim surprizë. Kujtojmë se Alshiqi ishte pjesë e edicionit të dytë, por u përjashtua nga shtëpia pas një konflikti të ashpër me banorin tjetër, Blerandon.

Në atë kohë, produksioni vendosi përjashtimin e menjëhershëm të tij për shkelje të rregullave që ndalonin çdo formë dhune apo kërcënimi.

Aktualisht, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për nisjen e sezonit të katërt, ndërsa emrat e banorëve ende nuk janë bërë publikë.

Nuk ka konfirmim zyrtar nëse Meti do të jetë pjesë e këtij edicioni si banor apo në ndonjë cilësi tjetër, por postimi i tij duket si një sinjal që diçka po përgatitet.

A do e donit Metin në BBVK?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*