
Ed Kuçi, i njohur për daljet e tij të shpeshta dhe shpeshherë provokuese në rrjete sociale, është bërë sërish qendër e vëmendjes.
Gjatë një transmetimi live me ndjekësit, atij i është bërë një pyetje për Xheneta Fetahun, e cila ka ndezur rrjetin.
Komentuesit i kanë shkruar që të prekë veshin “nëse ka pasur diçka” me ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, dhe pak sekonda më pas, Ed-i është parë duke bërë pikërisht atë veprim.
@shikotani
Gjesti i tij u interpretua si një konfirmim, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjete sociale.
Pas valës së komenteve, Kuçi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku i kërkoi falje publike Xheneta Fetahut. Ai sqaroi se veprimi ishte i paqëllimshëm dhe se reagoi pa vetëdije, duke e quajtur një keqkuptim që solli informacione të gabuara.
“Kam reaguar pa vetëdije, nuk e kam parë fare komentin. Me atë gjest kam shprehur informata të gabuara, ndaj kërkoj falje publikisht, posaçërisht personit në fjalë, Xheneta Fetahut”, shkroi ai ndër të tjera. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply