Don Xhoni bën premtimin e madh për ndjekësit

Reperi i njohur Don Xhoni ka ndezur rrjetet me njoftimin më të fundit, duke paralajmëruar publikimin e albumit të tij të parë, që sipas fjalëve të tij “do jetë magjik si vet un”.

Në një postim në Instastory, artisti ndau një foto ku shihet në një ambient me drita nate, ndërsa krahas saj ka shkruar:

“Albumi im i parë, do jetë magjik si vet un. Ju premtoj që do t’jau dhunoj reperat tuaj t’preferuar. KLM Boki 1.”

Ky premtim i Don Xhonit ka shkaktuar menjëherë reagime në rrjete sociale, me fansat që presin me entuziazëm detajet e para për projektin e tij më ambicioz deri tani.

Pas një sërë hitesh që e kanë renditur ndër emrat më të komentuar të skenës, albumi pritet të përmbledhë energjinë, stilin e veçantë dhe karizmën që e ka dalluar gjithmonë reperin nga Drenica.

Fansat tashmë presin me kuriozitet të zbulojnë çfarë surprizash fshihet pas “albumit të parë magjik” të tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*