Anisa ‘u fejua’? Reagon Edi!

Pas një postimi në TikTok nga Anisa Veseli, rrjetet sociale “shpërthyen” me komente e dyshime se ajo mund të jetë fejuar.

Në foton që Anisa publikoi, shihej një ambient i dekoruar në mënyrë romantike me ngjyrën e kuqe në fokus dhe mbishkrimin “20:00 e kuptoni të vërtetën”, çka mjaftoi për të ndezur kureshtjen e ndjekësve.

Shumë prej fansave menduan se bëhej fjalë për një moment të veçantë në jetën e saj private, ndoshta një fejesë, veçanërisht pasi në video shfaqej një çift ulur përballë një tryeze të zbukuruar me trëndafila të kuq dhe qirinj.

Por vetëm pak orë më vonë, Anisa ndau videon e plotë në TikTok, duke treguar se vajza në pamje nuk ishte ajo vetë, dhe se bëhej fjalë për një pjesë artistike e jo një moment personal.

Kështu, thashethemet për fejesë u shuan shpejt, edhe pse debati në rrjete vazhdoi.

Në mesin e këtyre reagimeve, nuk mungoi as ai i Eduard Kuçit, i cili publikoi në Instastory një foto nga darka me mbishkrimin “Urime ‘fejesa’”, një reagim ironik që shumë e interpretuan si përgjigje ndaj zhurmës që u krijua në rrjete.

Kujtojmë që Anisa dhe Edi gjatë muajve të verës janë përfolur për një lidhje dashurie – dyshja janë parë shpesh bashkë në vende të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndonjëherë marrëdhënien.

Edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, duket se historia mes tyre vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*