‘Qëndroni gati’, Enca sjell lajmin e shumëpritur!

Këngëtarja e njohur Enca ka hyrë në një dekadë të re të jetës, duke festuar 30-vjetorin e lindjes më 19 tetor me një mbrëmje plot elegancë e glamur.

Artistja ndau me ndjekësit pamje nga festa, ku u shfaq me një fustan të kuq magjepsës, ndërsa mbante në dorë një gotë shampanje për të kremtuar sukseset dhe rrugëtimin e saj 30-vjeçar.

“Reflektime të një kryevepre 30-vjeçare”, shkroi Enca në përshkrim, duke theksuar se ndihet më e lumtur se kurrë dhe duke paralajmëruar se shumë surpriza janë në pritje për adhuruesit e muzikës së saj.

Me këtë postim, këngëtarja lë të kuptohet se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë, një kapitull të ri ku synon të tregojë versionin më energjik të vetes.

Urimet dhe dashuria nga ndjekësit nuk munguan, duke e bërë ditëlindjen e Encës një nga më të bukurat.

Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*