
Vetëm pak javë na ndajnë nga fillimi i spektaklit “Big Brother VIP Kosova 4”, dhe emrat e personazheve të njohur që mund të marrin pjesë kanë nisur të përfliten gjerësisht në rrjet.
Megjithatë për Labinot Rexhën po ndodh diçka më ndryshe, teksa po bëhet “fushatë” publike që ai të bëhet pjesë e formatit.
Gjatë një interviste në emisionin “Kosova Today”, aktori i njohur Roki është shfaqur me një poster ku shkruhej “BBVK 4 Thuaj po Labit”, gjë që ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale.
Ky veprim ka ndezur diskutime mes ndjekësve, të cilët shprehen se duan ta shohin Labinotin brenda shtëpisë së famshme.
Leave a Reply