
Ana Ejupi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka publikuar një postim plot humor në Instagram, që ka bërë menjëherë bujë në rrjete sociale.
Në një foto të postuar në Instastory, ajo shihet duke përqafuar një arush gjigant pelushi, ndërsa krahas saj ka shkruar me humor:
“Me të dashurin e ri, se s’po na lënë rahat! Kevini po xhelozon!”
Çifti është komentuar shpesh për marrëdhënien e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit, duke ruajtur një raport të ngrohtë dhe të përkushtuar.
Postimi i fundit i Anës është pritur me shumë reagime pozitive dhe të qeshura, ndërsa fansat e kanë cilësuar “çiftin më simpatik të BBVK”.
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe ndjenjën e humorit, Ana tregon edhe njëherë se di si të kthejë çdo situatë në diçka argëtuese dhe simpatike për ndjekësit e saj. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply