Kjo është terapia e Leos pas krizës me Lelën

Teksa të gjithë po hamendësojnë për ndarjen e tij nga Lela Seferi, Leo Gashi ka folur për “Prive by Liberta Spahiu”.

Në një përgjigje të shkurtër për ne, ai është shprehur: “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kom çka me shtu ma shumë”, duke e konfirmuar në mënyrë të tërthortë ndarjen nga partnerja e tij.

Pak pas kësaj, Leo është rikthyer në studio muzikore, nga ku ka ndarë një imazh me mbishkrimin “Terapia jem”. Siç duket, artisti po e kanalizon gjithë emocionin e kësaj periudhe në muzikë.

Nuk dihet nëse po vjen ndonjë hit që do të reflektojë këtë fazë të jetës së tij, por mesa duket, “terapia” e Leos mund të kthehet shumë shpejt në këngën e radhës që do të bëjë bujë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*