
Edi, ish-banori i “Big Brother Vip Kosova 3” që doli vullnetarisht nga shtëpia duke paralajmëruar se “do e thyejë derën”, duket se e ka ende marak formatin televiziv.
Këtë herë, ai ka dalë me një thirrje publike ndaj produksionit të Big Brother VIP Albania, duke kërkuar që t’i dërgojnë ftesën për pjesëmarrje.
Në një Instastory, Edi shkruan: “BBVA, dërgomani ftesën, s’di qysh me apliku”, duke lënë të kuptohet se dëshira për t’u rikthyer në shtëpinë më të famshme nuk është shuar.
Një thirrje të ngjashme ai e kishte bërë edhe më herët, gjatë kohës që Gjesti ishte brenda shtëpisë në sezonin e katërt të formatit.
Ndërkohë, ende nuk dihet saktësisht kur do të nisë Big Brother Vip Albania 5, por flitet se mesi i dhjetorit mbetet periudha më e mundshme për fillimin. Mbetet për t’u parë nëse këtë herë, produksioni do ta përfshijë Edin në listën e banorëve të rinj. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply