Arbana ndan foto nga ditëlindja e djalit të saj

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka pasur arsye të veçantë për të festuar. Djali i saj, Dielli, ka mbushur 5 vjeç, dhe me këtë rast ajo ka organizuar një festë të bukur.

Në fotot e publikuara, Arbana shfaqet e lumtur pranë familjes dhe miqve të ngushtë, duke ndarë momente të ngrohta nga festa, shkruan “Kosovarja”.

Ndër të tjera, moderatorja ka shprehur publikisht dashurinë për të birin me fjalë prekëse:

“Edhe 100 të tjera për Diellin që ndriçon jetën time dhe kujtdo që ka afër. Sa shumë të dua, oh sa shumë të dua.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*