Dy vjetori i vajzës së Rinor & Njomza nuk mund të ishte më i ëmbël se kaq!

Sot, vajza e çiftit të njohur të rrjeteve sociale, Rinori dhe Njomza, ka festuar 2-vjetorin e lindjes.

Vogëlushja Aiyana ishte protagoniste e ditës, ndërsa prindërit e saj organizuan një festë të ëmbël dhe plot dashuri për këtë moment të veçantë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, dyshja shihet teksa mbajnë në duar të voglën e tyre përpara tortës së ditëlindjes, në një ambient të dekoruar me ngjyra pastel, tullumbace dhe detaje delikate që përcjellin ngrohtësi familjare.

Aiyana, e veshur me një fustan të bardhë elegant, ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa prindërit nuk i fshehin emocionet teksa presin tortën.

Njomza dhe Rinori janë ndër çiftet më të pëlqyera të rrjeteve sociale, të njohur për lidhjen e tyre të gjatë dhe momentet që ndajnë me publikun. Kujtojmë se pak muaj më parë, ata u bënë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, Keyan.

Pas ardhjes së vogëlushit në familje, ky 2-vjetor i Aiyanës vjen si një tjetër moment i gëzueshëm për çiftin, që vazhdon të ndajë me ndjekësit më të bukurën anë të jetës së tyre – prindërimin. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*