Dramë në ajër, Ilnisa i kundërpërgjigjet Meritonit

Gazetarja Ilnisa Agolli ka lëshuar një reagim të prerë ndaj ish-partnerit të saj, Meriton Mjekiqit.

Kjo vjen pasi Meritoni, në një intervistë në premierën e filmit ADN e quajti Ilnisën thjesht “Ilnisa e showbizit”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre nuk kishte qenë serioze dhe duke injoruar mbiemrin e saj.

Romanca e Ilnisës dhe Meritonit u përfol shumë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por pas ndarjes, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.

Reagimi i Ilnisës u shfaq në Instagram, ku poshtë një fotografie të saj shkroi një mesazh që i drejtohej drejtpërdrejt ish-partnerit. Ajo theksoi qartë: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”.

Ky mesazh u interpretua menjëherë si një përgjigje ndaj përpjekjeve të Meritonit për të minimizuar lidhjen e tyre. Me këtë frazë, Ilnisa tregoi se nuk do të lejojë që personaliteti dhe qëndrimi i saj të sfidohen nga ish-partneri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*