‘E quajti i dashuri më pak intelegjent’, Meritoni i përgjigjet Ilnisës

Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, moderatori Meriton Mjekiqi ka qenë një ndër të ftuarit që tërhoqi vëmendje jo vetëm për rolin e tij në film, por edhe për komentet e fundit që kanë qarkulluar në media lidhur me ish-partneren e tij, Ilnisa Agolli.

Javë më parë, Ilnisa në një intervistë televizive, e quajti Meritonin “i dashuri më pak inteligjent”, një deklaratë që u bë virale dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Për këtë deklaratë të saj, ka folur Meritoni për Prive By Liberta Spahiu gjatë mbrëmjes së premierës.

“S’e kam dëgjuar këtë, madje nuk e di a ekziston një deklaratë e tillë.”

Pra Meritoni u shpreh se nuk e dinte për këtë dhe madje theksoi se nëse Ilnisa do të ishte e pranishme në premierë do ta kishte përshëndetur pa asnjë hezitim.

“Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat,” – u shpreh ai me humor.

Ndërkohë, filmi “ADN” ku Meriton Mjekiqi është pjesë e kastit aktorial, ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe nga publiku në pak ditë lansimi. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*