
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit një situatë të papritur që i ka ndodhur sot në mëngjes.
Përmes disa videove në Instastory, ajo ka treguar se ka humbur avionin.
Në njërën nga storiet, Loredana shihet në makinë teksa shkruan me humor: “Kush humbi avionin sot?”, ndërsa në tjetrën shton: “Yalla habibi, wallah habibi ora 7:40 në 8:10 mbyll gate.”
Duket se Loredana është nisur me vonesë drejt aeroportit dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta arritur fluturimin, nuk ka mundur ta kapë në kohë.
Në bazë të postimeve, duket se Loredana e ka marrë me sportivitet këtë situatë të papritur. /Prive By Liberta Spahiu
Leave a Reply